Studimi: Arsyet përse është e nevojshme të hamë çokollata

Sipas një studimi të ri të realizuar në Angli rezulton se çokollata është një mënyrë e mirë për të shmangur sëmundjen e zemrës. Pjesë e këtij studimi ishin rreth 20 mijë të rritur, të cilët iu përgjigjen pyetjes se sa hanë çokollatë dhe rezultati nxori se personat që e konsumojnë më shumë, kanë më pak probleme me zemër.

"Te personat që janë konsumues të mëdhenj të çokollatës, 12 për qind prej tyre kanë pasur probleme ose kanë vdekur nga sëmundja e zemrës, derisa këtë sëmundje e kishin 17.4 për qind e njerëzve që thanë s’e nuk e hanë çokollatën", ka thënë Hoëard Leëine, nga grupi studiues.

Gjatë studimit konsumuesit e çokollatës u ndanë në disa grupe, në bazë të asaj se sa hanë brenda një kohe të caktuar. Grupi me përfitimet më të mëdha ishtegrupi me personat që hanin 16 deri në 100 gramë çokollatë në ditë. Ndërkohë studiuesit pohojnë se kjo ndërlidhje muns të jetë e rastësishme, por ata kanë në plan të krijojnë kapsula për të vërtetuar studimin. 

SHKARKO APP