Studimi: Frutat mbajnë larg sëmundjet e zemrës
Lëngu i frutave është një mënyrë e mirë për të pasur enë të shëndetshme të gjakut dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi të fundit shkencëtarët kanë zbuluar se frutat përmbajnë vitamina, të cilat ndihmojnë dhe janë përgjegjëse për përmirësimin e shëndetit. Mbajtja e një diete të pasur me fruta ka qenë prej kohësh e njohur si dietë e shëndetshme. Por kanë qenë të pakta hulumtimet rreth të mirave që përfitohen. Substanca e flavanonit, e cila gjendet tek frutat ndihmon pikërisht për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës. Studiuesit kanë sugjeruar se minimalisht duhet konsumuar një gotë në ditë, me fruta të shtrydhura.