Studimi gjerman: Ecni deri në 25 min në ditë, fitoni 7 vite jetë

Mjaftojn të paktën 25 minuta ecje në ditë për të zgjatur jetën me rreth 7 vite. Nuk është ndonjë lajm i ri fakti se ushtrimet fizike në mënyrë të vazhdueshme janë një mënyrë e mirë për të patur një jetë të gjatë, por e parë në këtë mënyrë të vjen menjëherë dëshira për të dalë me vrap jashtë e për të zgjatur vetë sensin e jetës.

Por kjo jo vetëm në mënyrë figurative.

Kjo e dhënë u zbulua shkencërisht falë një studimi të një grupi shkencëtarësh gjermanë, nga Universiteti i Saarland, dhe vetëm së  fundmi u prezantua në Kongresin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë. Kërkuesit kanë zbuluar gjithashtu se aktiviteti fizik i moderuar mund të ulë rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër për personat e moshës 50-60 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo sëmundje vdekjeprurëse është ‘vrasësi’ më i madh në Britaninë e Madhe, sipas Indipendent, duke shkaktuar vdekje në çdo 7 sekonda. Por jo vetëm! Ataku kardiak është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në rang global. Kështu, nëse aktiviteti fizik është parë prej kohësh si një metodë e mirë për të ulur rreziqet, për shkak të uljes së nivelit të obezitetit dhe diabetit, mesa duket është përgjegjës dhe për një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkimi ka testuar një grup prej 69 personash të shëndetshëm, jo duhanpirës, të moshës nga 30-60 vjeç, që nuk kanë patur gjithë jetën një regjim të rregullt aktiviteti fizik. Analizat e gjakut të të krahasuara pas nisjes së gjashtë muajve regjim të rregullt fizik, kanë treguar një aktivizim të një procesi kundër-plakjes dhe përmisim të ADN-së së ‘plakur’.

Duke e vlerësuar gjithahstu si një antidepresim shumë të mirë, ekspertët këshillojnë që të gjithë duhet të bëjmë të paktën 25 minuta ecje apo vrap në ditë, duke e kthyer në një stil jetese dhe në një dietë shumë të shëndetshme. Aktiviteti fizik përmison gjithashtu dhe funksionimin e trurit. Mund të niset në çfarëdo moshe, këshillojnë ekspertët, duke siguruar që do të ketë me patjetër mjaft përfitime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?