Studimi: Gratë pijnë alkool po aq sa burrat

Sipas një studimi global të kryer për më shumë se 10 vjet me më shumë se 4 milionë njerëz, është gjetur se gratë pijnë alkohol po aq sa edhe burrat, gjë e cila shkakton dëme të rënda në shëndetin e tyre.

Studiuesit kanë theksuar se gratë e reja vazhdojnë të bien pre e reklamave për pijet alkoholike, ku në qendër të vëmendjes janë modele të reja.

Hulumtuesit nga Universiteti New South Wales në Australi kanë theksuar se alkoholi te gratë krijon probleme të ndryshme shëndetësore dhe krijojnë çrregullime hormonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet e 68 studimeve ndërkombëtare në mes të viteve 1891 dhe 2014 kanë analizuar ndryshimet e raporteve mes konsumimit të alkoholit nga të dy gjinitë dhe është gjetur se që nga viti 1991 gratë kanë filluar të konsumojnë alkool më shumë se burrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, sipas ekspertëve trupi i grave nuk mund të tolerojë sasi të madhe të alkoholit, sikurse toleron trupi i burave. Gratë gjatë konsumimit të alkoholit bëhen më të shpërqendruara dhe mund të kenë probleme shëndetësore në të ardhmen, si mendore ashtu edhe fizike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?