Studimi: Gratë shtazëna mund të udhëtojnë me avion

Gratë shtatzëna janë të afta për të fluturuar me qetësi. Kjo është konfirmuar nga hulumtuesit e Kolegjit Mbertëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve në Londër. Sipas tyre fakti që nëna ndodhet në një pritje të ëmbël, nuk ka arsye të cilat të bëjnë të besosh se fluturimi është i rrezikshëm gjatë periudhës së shtatzënisë.

Studiuesit tregojnë se kontrollet apo skanimet që kryhen përgjatë një fluturimi nuk janë të rrezikshme as për nënën e as për fëmijën, por kjo nuk do të thotë që udhëtimet të jenë shumë të shpeshta.

Nga ana tjetër disa studime kanë treguar se fluturimet që zgjasin më shumë se 4 orë rrisin rrezikun e trombozës së thellë venoze (mpiksje të gjakut), por lidhur më këtë ekspertët besojnë se rreziku është mjaft i vogël. -Në çdo rast ata rekomandojnë që gratë shtatzëna gjatë fluturimit duhet të vishen me veshje elastike dhe që kanë mundësi ajrosje. –Të zgjedhin një vend ku të jenë të lirshme. – Të bëjnë ecje përgjatë kabinës së fluturimit apo ushtrime. – Të konumosh lëngje.

Studiuesit theksojnë se fluturimet duhet të ndalohen nëse jeni në javën e 37 të shtatzënisë, sepse nëse pëson probleme është e vështirë të jepet siç duhet ndihma e nevojshme.

SHKARKO APP