Studimi: Hani mëngjes për të jetuar më gjatë
Të heqësh dorë nga mëngjesi në favor të dobësimit, rrit rrezikun e obezitetit dhe atë të sëmundjeve të zemrës. Studimi i fundit i publikuar nga revista e kolegjit amerikan të kardiologjisë, paralajmëron se një dietë e tillë ngurtëson arteriet teksa shton nivelin e glukozës.
Studiuesit kanë analizuar shëndetin e më shumë se 4.000 personave për të parë se çfarë efekti kishte mëngjesi mbi organizmin e tyre. Ata zbuluan se një veprim i tillë nxiste një përgjigje emergjence të trupit, e cila vjen në formën e urisë gërryese.
Dieta në fjalë, sipas kërkuesve, pak e ndihmon kontrollin e masës dhjamore në bel, ndërsa rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mbipeshës. Të ngrënit mëngjes është përshëndetur me kohë si promovues i një shëndeti më të mirë.
Pjesëmarrësit në eksperiment që hanin mëngjes nuk kishin probleme kardiovaskulare apo sëmundje të veshkave. Tek personat që e shmangnin, ose dhe ata qe merrnin ushqime, të cilat nuk mbushin me energji, u vunë re probleme me arteriosklerozën, ndërsa ishin në përgjithësi më të pritur ndaj një stili jo të shëndetshëm jetese që përfshinte kequshqyerjen, konsumin e shpeshtë të alkoolit dhe duhanin.