Studimi: I ftohti ndihmon në rënien e peshës

 

Të paturit ftohtë ju ndihmon të bini në peshë. Ky është rezultati në të cilin kanë dalë shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës, të cilët zbuluan se të paturit ftohtë ngacmon bakteret në zorrë dhe shkakton një zhvendosje të mikrobeve, që e bën trupit që të djegë shtresat e depozituara dhjamore, përmirëson glukozën dhe ul peshën trupore. Eksperimenti u realizua tek minjtë, por shkencëtarët besojnë se përfundimet e tyre mund të aplikohet edhe tek personat mbipeshë dhe obezë. Profesori Mirko Trajkovski, i cili e udhëhoqi këtë studim, duke folur për “Western Daily Press” tha: “Kemi të dhëna bindëse se mikrobet e mira që gjenden në zorrë luajnë një rol kyç në aftësinë e njeriut për t’u adaptuar me mjedisin, duke rregulluar drejtpërdrejt energjinë tonë trupore.” Sipas Profesorit, eksplorimi dhe testimi i këtyre mikrobeve mund të jetë një hap pozitiv për të parandaluar obezitetin dhe sëmundje që lidhen me metabolizmin. Gjatë eksperimentit, dy grupe minjsh u ekspozuan respektivisht në temperaturat 6 dhe 22 gradë celcius, përgjatë 10 ditëve. Minjt e ekspozuar në të fohtë shfaqën ndryshim të dukshëm të kompozimit të mikrobeve, duke parandaluar shtimin në peshë. Bakteria e mirë e prodhuar nga minjt e ekspozuar në të ftohtë, u transplantua tek minjtë që jetuan në temperaturë të ngrohtë. Këto të fundit shfaqën përmirësim të glukozës në metabolizëm, rritje të tolerancës ndaj temperaturave të ulëta dhe rënie të shtresave dhjamore. Dr. Trajkovski beson se zhvendosja i mikrobeve promovon gjithashtu rritjen e yndyrnave të mira. 

SHKARKO APP