Studimi i fundit mbi presionin e gjakut, sulmet në zemër dhe tru (efektet e ilaçeve)

 

Jetë më shumë do të mund të shpëtohen, nëse mjekët trajtojnë si duhet dhe japin ilaçet e duhura për pacientët me rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Edhe në qoftë se presioni i tyre i gjakut është  normal, sugjeron studimi më i fundit.

Raporti tregon udhëzimet, të cilat rekomandojë tabletat, ku  përshkruhen rastet vetëm nëse tensioni i gjakut është mbi një prag të caktuar.

Por ekspertët pranojnë se faktorë të jetesës kanë gjithashtu një rol të rëndësishëm në presionin e gjakut.

Presioni i lartë të gjakut ka qenë prej kohësh i lidhur me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Udhëzimet e fundit – të nxjerra nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi dhe Përsosmëri të Kujdesit në Angli sugjeron pacientët se duhet të marrin vetëm ilaçe kur niveli i presionit të gjakut arrin 140 mmHg.

Deri në këtë pikë, njerëzit që kanë pasur goditje, nuk u janë ofruar pilula.

Ekspertët bëjnë thirrje që mjekët duhet të përqendrohet edhe në rreziqet qw shfaq  individi dhe jo të bazohen te tezat “arbitrare” të presionit të gjakut.

Ekspertët analizuan rezultatet e më shumë se 100 eksperimenteve që përfshinin 600.000 njerëz, në mes të viteve 1966 dhe 2015.

Ata gjetën rezultatet te pacientët me rrezik më të lartë – duke përfshirë duhanpirësit me nivele të larta të kolesterolit dhe njerëzit mbi shkallën 65 të diabeti. Këto kategori do të përfitojnë më së shumti nga trajtimi, duke ulur shansin e sulmeve në zemër dhe tru.

Përveç kësaj, raporti sugjeron se nivelet e presionit të gjakut mund të reduktohet edhe më tej se metodat e përdorura deri tani.

Studimi gjithashtu shton se pacientët mund të përfitojnë nga ulja e presionit të gjakut, pavarësisht niveleve të tyre  – ose nëpërmjet ndryshimit të jetesës, apo përdorimit të ilaçeve.

Autorët nuk shkojnë shumë larg për të sugjeruar të gjitha pilulat,  pasi thonë se duhet të tregohet kujdes për efektin anësor të ilaçeve.

Prof Liam Smeeth, i London School,  nga Departamenti i Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, ra dakord se zbulimet ishin të rëndësishme për ata që janë në rrezik më të lartë.

Por ai paralajmëroi: “E rëndësishme është se jo të gjithë do të jenë në gjendje të shmangin presionin e gjakut që të reduktohet në nivele të ulëta. Për të balancuar efektet e mundshme anësore të ilaçeve, duhet të njihen përfitimet e mundshme.”

Specialisti i zemrës Dr Tim Chico, i Universitetit të Sheffield, tha se mjekimi nuk duhet të jetë e vetmja mënyrë për të trajtuar çështjen.

Ai shtoi: “Ne të gjithë mund të reduktojmë presionin e gjakut tonë.”

“Ne mund ta bëjmë këtë në mënyrë të sigurtë, me çmim të ulët dhe si mënyrë efektive duke ngrënë shëndetshëm, duke u marrë më me shumë aktivitet fizik, duke reduktuar alkoolin, dhe duke mbajtur një peshë të shëndetshme.”

SHKARKO APP