Studimi i Harvardit: Kafeja, e dobishme për meshkujt
Meshkujt që pinë kafe i bëjnë mirë shëndetit të tyre dhe pengojnë paraqitjen e kancerit të prostatës, tregon një studim i ri.
Kërkimet shkencore nga Harvardi kanë bërë një studim 12 vjeçar ku kanë marrë pjesë 48.000 meshkuj të shëndoshë.
Të dhënat e fituara kanë treguar se kafja ka ndikim të mirë në shëndetin e meshkujve, sidomos në parandalimin e kancerit të prostatës.
Efektet e dobishme janë parë te ata meshkuj që pinë rregullisht kafe.
Studimi ka treguar se më së paku janë të rrezikuar nga kanceri i prostatës meshkujt që pinë gjashtë a më shumë kafe në ditë.
Te meshkujt, rreziku për paraqitjen e kancerit të prostatës, është për 60% më i vogël.
Efektet e dobishme të kafes janë parë edhe te meshkujt që pinë më pak kafe – deri tre filxhanë në ditë, tek të cilët rreziku nga paraqitja e kancerit të prostatës është zvogëluar për 30%.
Edhe pse shkencëtarët e Harvardi kanë bërë një zbulim të rëndësishëm, sikur edhe në rastet e tjera – edhe këtu vlen parimi i maturisë!