Studimi i “Knowridge Science”: Pirja e disa filxhanëve kafe në ditë mund të ketë përfitime për shëndetin e zemrës

Pirja e disa filxhanëve kafe në ditë mund të ketë përfitime për shëndetin e zemrës dhe të ulë rrezikun e goditjes në tru, bën të ditur një studimi i ri, sipas “Knowridge Science”.

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe prej vitesh ekspertët kanë debatuar për ndikimin e saj në shëndet.

Studimi u realizua nga studiues të Universitetit “Semmelweis” në Hungari dhe u bazua në të dhënat e projektit të madh shëndetësor “UK Biobank”, i cili përfshin informacion për qindra mijëra persona në Britaninë r Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në analizë u përfshinë rreth 468 mijë të rritur, të cilët u ndoqën për një periudhë prej 10 deri në 15 vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezultatet treguan se njerëzit që konsumonin nga një deri në tre filxhanë kafe në ditë kishin rezultatet më të mira shëndetësore.

Krahasuar me ata që nuk pinin kafe, konsumatorët e moderuar kishin 12% rrezik më të ulët vdekjeje nga çdo shkak, 17% rrezik më të ulët vdekjeje nga sëmundjet e zemrës dhe 21% rrezik më të ulët për goditje në tru.

Analiza e skanimeve të zemrës tek një grup prej rreth 30 mijë pjesëmarrësish tregoi gjithashtu se konsumatorët e rregullt të kafesë kishin zemra me strukturë dhe funksion më të shëndetshëm.

Studiuesit besojnë se përbërësit natyralë të kafesë, si antioksidantët, mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të zemrës nga dëmtimi dhe inflamacioni.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se konsumimi duhet të jetë i moderuar.

Sipas tyre, një deri në tre filxhanë kafe në ditë konsiderohen të sigurt për shumicën e njerëzve, ndërsa një stil jetese i shëndetshëm, me dietë të balancuar, aktivitet fizik dhe gjumë të mirë, mbetet faktori më i rëndësishëm për mbrojtjen e zemrës.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?