Studimi i ri: Duhani ju dëmton përgjithmonë ADN-në

Një studim ka zbuluar se pirja e duhanit mund ta dëmtojë ADN-në përgjithmonë, duke i ndryshuar 7,000 gjene të cilat kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve që ndërlidhen me konsumimin e duhanit. Shumica e dëmeve mund të shërohen përgjatë kohës, por disa janë krejtësisht të pashërueshme.

Studimi i publikuar së fundmi ka treguar se duhani i lë “gjurmët” e veta në gjenome përmes metilacionit, proces ku qelizat e kontrollojnë shprehjen e gjeneve.

Hulumtuesit besojnë se ky proces mund të zbulojë historinë e individit me duhanin dhe ndihmon në identifikimin e targeteve potenciale për terapi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto rezultate janë të rëndësishme sepse metilacioni – si mekanizëm i rregullimit të shprehjes së gjeneve – ndikon në atë se cilat gjene duhet të aktivizohen, gjë që ka implikime për zhvillimin e sëmundjeve që ndërlidhen me pirjen e duhanit”, thotë Stephanie J. London, autore dhe zëvendësdrejtore e Epidemiology Branch.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky zbulim është i rëndësishëm sepse edhe pasi që dikush të ketë ndaluar konsumimin e duhanit, ne prapë do të kemi mundësi t’i shohim efektet e duhanit në ADN-në e tyre.

Sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afër 40 milionë të rritur në SHBA konsumojnë cigare. Duhani është përgjegjës për një në pesë vdekje të njerëzve, ose afërsisht 480,000 vdekjeve në vit vetëm në SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?