Studimi i ri: Më shumë se 15 milionë amerikanë kanë ADHD
Sipas të dhënave të një studimi të ri, të cilat u publikuan të enjten, përafërsisht 15.5 milionë amerikanë të rritur kanë çrregullime mendore që karakterizohen nga hiperaktiviteti dhe mungesa e vëmendjes, shumica prej të cilëve kanë problem për qasje në trajtim adekuat për gjendjen e tyre.
Studimi tregon se rritja e recetave për ilaçe stimuluese për personat me ADHD ka vazhduar që nga fillimi i pandemisë COVID-19, por mungesa e këtyre ilaçeve ka ndikuar negativisht te pacientët që varen nga to, shkruan Reuters.
ADHD është çrregullim i shëndetin mendor që shkakton hiperaktivitetit dhe mungesë të vëmendjes.
Simptomat e ADHD zakonisht fillojnë që në fëmijëri, por në studim, 55% e pjesëmarrësve që kishin këtë gjendje kanë thënë se ishin diagnostikuar si të rritur.
Në raportin e Center of Desease Controll (CDC) thuhet se politikat e teleshëndetësisë ose shërbimeve mjekësore që ofrohen online, të cilat janë përdorur gjatë pandemisë kanë mundësuar qasje më të gjerë në diagnostikim dhe trajtim të ADHD-së, duke përfshirë ilaçet
Gati gjysma e personave që morën pjesë në studim kishin përdorur shërbime teleshëndetësore për kujdesin lidhur me ADHD-në, përfshirë qasjen në ilaçe.
“Gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë në udhëheqjen e kujdesit klinik dhe vendimeve të rregullatorëve, përfshirë recetat që jepen përmes telemjekësisë”, kanë deklaruar studiuesit.
Ata gjithashtu kanë thënë se telemjekësia mund të përmirësojë qasjen në trajtime adekuate për sjellje, si këshillimi dhe terapia, si dhe për receta të ilaçeve, ani pse hulumtimi mbi efektivitetin dhe sigurinë e telemjekësisë për ADHD-në është ende i kufizuar.