Studimi kinez: Patatet mbrojnë stomakun, e kundërta alkooli!

 

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t’u prekur nga kanceri në stomak.

Sipas studimit, konsumi me shumicë i perimeve të bardha ul rrezikun e prekjes nga kanceri në sotmak.

E kundërta ndodh me konsumin e tepërt të birrës, pijeve të forta alkoolike dhe ushqimeve të konservuara, që sipas ekpertëve, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

Mbrojtëse të mira kundër kancerit janë gjithashtu lakra dhe selinoja.

Besohet se të gjitha perimet përmbajnë vitamin C, që gjendet me shumicë tek patatet dhe që vepron si antioksidues kundër problemeve me stomakun.

Konsumi i rreth 50 g të kësaj vitamine, çdo ditë, ul deri në 8 përqind rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

SHKARKO APP