Studimi: Komunikimi i dobët pacient-mjek i përkeqëson simptomat
Mjekët të cilët pa dashje ua komunikojnë pacientëve se nuk u besojnë apo nuk i kuptojnë ata në fakt mund t’i përkeqësojnë simptomat e tyre, sugjeron një studim i ri.
Kërkimet shkencore nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Exeterit, dhe departamentet e psikologjisë në Universitetin e Exeter dhe Universitetin e Southampton, i publikuar në American Journal of Medicine, tregon se një lloj i reagimit “nocebo” – ku pacientët e perceptojnë mungesën e të kuptuarit ose pranimit nga mjeku i tyre – do të mund të krijojë zemërim dhe ankth, gjendje këto fiziologjike që mund ta përkeqësojnë sëmundjen.
Autorja kryesore, Maddy Greville-Harris nga Universiteti Southampton, theksoi: – “Puna jonë tregon se efektet e pacientëve të cilët ndjejnë se mjeku i tyre nuk u beson apo nuk i kupton ata mund të jenë dëmtuese si emocionalisht ashtu edhe psikologjikisht. Kjo mund të çojë në përkeqësimin e sëmundjes, që njihet si 'reagimi nocebo'. Pacientët i sjellin besimet dhe pritjet e caktuara për kujdesin e tyre shëndetësor profesional, të cilat formësohen nga kultura ku jetojnë, si dhe përvojat e tyre të mëparshme. Pritjet e tyre pa dyshim do të ndikojnë në rezultatin, por përmirësimi i komunikimit në konsultime mund të ketë ndikim të madh për kujdesin e pacientit. Ky është një studim i vogël, dhe më shumë hulumtime janë të nevojshme në një shkallë më të madhe.”
Më tej kërkimet i regjistruan dhe analizuan konsultimet në një klinikë të menaxhimit të dhimbjes, ku u përfshinë pesë femra me dhimbje të përhapur kronike. Gjatë intervistave pasuese, pacientet raportuan ndjenja të largimit dhe mosbesimit nga ofruesit e kujdesit shëndetësor, ballafaqim me mjekë të cilët nuk kishin investuar në to apo nuk kishin treguar njohuri për gjendjen e tyre. Mjekët përshkruan se ishin ballafaquar me konflikt dhe kritika nga pacientët, dhe se ishin ballafaquar me pacientë të cilët mbanin pikëpamje të palëkundura ose të cilët nuk besonin në diagnozën e tyre.
Pacientët përshkruan se ndiheshin të pashpresë dhe të zemëruar pas konsultimeve të dobëta, se ndjenin një nevojë në rritje për ta justifikuar gjendjen e tyre apo për t’i shmangur mjekët ose trajtimin.
Puna e parë e ekipit tregoi se njerëzit që ndihen mosbesues mund të shpie në rritjen e zemërimit dhe stresit – dhe se kjo ishte shumë më e fuqishme se sa përforcimi pozitiv, i efektit të mirënjohur “placebo”. Në hulumtim, 90 pjesëmarrës morën pjesë në testet matematikore, të cilëve iu caktuan në mënyrë rastësore një eksperimentues i cili ose dha reagime të kuptueshme, nëpërmjet frazave si "shumë njerëz i konsiderojnë këto teste të vështira”, ose reagime jo të kuptueshme, përmes frazave si "Nuk e kuptoj se pse nuk po përpiqeni – janë vetëm numra".
Profesori Paul Dieppe, hulumtues i vjetër i NIHR nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Exeter, theksoi: “Ky studim është në fakt për humanitetin në kujdesin shëndetësor, transmeton Koha.net. Kemi zbuluar se pacientët e perceptojnë mungesën e ndjeshmërisë dhe të kuptuarit, edhe kur mjeku përpiqet të jetë inkurajues.
Komentet si “nuk ka asnjë arsye fiziologjike që jeni duke ndier dhimbje” kërkojnë ri-sigurim, por mund të perceptohen si patronizuese ose mosbesuese. Tani duhet të kemi më shumë hulumtime në këtë fushë, dhe të investojmë më shumë në trajnimin e mjekëve që të jenë komunikues më efektiv për çdo pacient që e pranojnë.”