Studimi, më tepër shëndet kush ka më shumë shoqëri

Studimi i ri zbulon se sa më shumë shoqëri që keni si i ri, do të jeni më të suksesshëm dhe më të shëndetshëm, më vonë gjatë jetës.

Studiuesit në Universitetin e Rochester-it në Shtetet e Bashkuara, sapo e kanë kryer një studim lidhur me marrëdhëniet shoqërore.

Ky studim ka filluar në vitin 1970, kur pjesëmarrësit ishin njëzet vjeç dhe më të rinj.

Shkencëtarët kanë mbajtur shënime për grupin – mirë, 133 nga 222 participant sa ishin në fillim – prej fillimit të jetës së tyre të pavarur, deri sa ata kanë mbushur pesëdhjetë vjet.  Gjetjet e botuara në “Psikologji dhe Moshë”, tregojnë se sa më shumë shoqëri që ka një i ri, atij i hapet një varg ndërveprimesh shoqërore, duke bërë që të jetë më i aftë për jetë dhe më i përballueshëm ndaj sfidave.  Në anën tjetër, ata që kanë pasur më pak miq, kanë rezultuar më të mbyllur në vete, pa suksese në punë dhe me shëndet të dobët.  Një tjetër gjetje e eksperimentit, tregon se izolimi social dërgon deri tek një vdekje e hershme, meqenëse vetmia është e dëmshme po aç sa duhani.

SHKARKO APP