Studimi në Shqipëri – Obeziteti tek të miturit, djemtë më në mbipeshë se vajzat

Studimi më i fundit në Shqipëri përsa i takon obezitetit tek të miturit evidenton problemin e mbipeshës që nis që klasat e 7-ta. Njëri nga specialistët më të kualifikuar sportivë, Profesor Doktor Albert Karriqi bën me dije se  nga 345 mijë nxënës nga klasa e parë deri në klasën 12 të marrë në studim ka rezultuar se 5.8% kanë janë mbi peshë por vetëm 0.8% e tyre janë obezë. Ndërsa djemtë rezultojnë me peshë më të lartë; 9.3% e tyre janë mbipeshë dhe 1.4 obezë.

Albert Karriqi: 5.84% të nxënësve në ciklin e mesëm të lartë për vajzat që është mbi peshë dhe 0.85% e nxënësve janë obezë. 9.3 mbi peshë dhe 1.44 djemte janë obezë.

Ekspertët e vënë theksin tek rendësia që kanë aktivitetet fizike, dhe jo dieta të cilat ulin vetëm masën muskulore por rritin stresin.

Albert Karriqi: Vajzat e mbajnë peshën nëpërmjet dietës jo edukimit fizik kryesisht dhe perimetri i belit nuk i zvogëlohet. Zvogëlohet vetëm pesha muskulare. Si rjedhojë e kësaj psikologët duhet të hyjnë në studime të mëtejshme për të parë pse janë kaq nerovze vajzat.

Ministrja e Inovacionit Milena Harito dhe ministrja e Arsimit Mirela Karabina e vuri theksin në rritjen e orëve të aktiviteteve fizike

Mirela Karabina: Ne kujdesemi dhe duam që ata të jenë më të edukuar, por ne kemi nevojë për një brez të shëndetshëm.

Milena Harito: Iu është dhënë një rëndësi e munguar edukimit fizik, e cila padyshim në mandatin e dytë të PS do të forcohet edhe më tej.

Studimi i Federatës Sportive dhe e Lëvizjes  në shkollë për ekspertët e edukimit fizik është një ndër studimet më të arrita në europë që ka në fokus matjet trupore të 80% të nxënsve.

Ora News - Obeziteti tek të miturit, djemtë më në mbipeshë se vajzat

SHKARKO APP