Studimi për Shqipërinë, 13 mijë familje në varfëri nga duhanpirja
Shqiptarët janë një popull që pi duahn në masë. Sipas pedagogut Edvin Zhllima, janë rreth 13 mijë familje shqiptare ndodhen në varfëri, për shkak të duhanpirjes. Për të ndikojnë edhe shpenzimet për përmirësimin e shëndetit, si pasojë e konsumimit të duhanit.
“Ne shohim që jo vetëm shpenzimet e duhanit, por edhe shpenzimet për përmirësimin e shëndetit nga dëmi që sjell duhani, e çon një pjesë të familjes shqiptare, nga një nivel jashtë nivelit të varfërisë, në nivel varfërie. Rreth 13 mijë familje shqiptare, mund të hyjnë, ose hyjnë, sipas vlerësimeve tona, në të qënurit i varfër, vetëm për shkak të konsumit të duhanit”, theksoi ai.
Prevalenca e duhanpirjes në Shqipëri është e lartë: një në katër të rritur janë duhanpirës. Shifrat e fundit të disponueshme nga Anketa për Konsumin e Duhanit në Vendet e Evropës Juglindore (STC-SEE), tregojnë se mbi 42 përqind e burrave dhe 7 përqind e grave në Shqipëri konsumojnë duhan.