Studimi: Puna me turne sjell mjaft probleme shëndetësore

Puna me turne mund të shkaktojë edhe një sërë problemesh shëndetësore. Një studim i ri ka evidentuar problemet më të shpeshta që mund të shkaktohen nga ndërrimi i turneve. Obeziteti është rreziku kryesor i tyre por ka edhe një sërë problemesh më të vogla. Organizmi çregullohet dhe shkaktohen probleme kolesteroli, presion i lartë i gjakut dhe diabet. “Puna me turne shkakton probleme të mëdha në shëndet që varen nga ndërrimi i shpeshtë i orarit të të fjeturi. Personatr që punojnë ditën dhe natën kanë probleme të gjumit që më pas derivojnë në një sërë çrregullimesh”, tha Marjory Givens, drejtuese e studimit. Në Britaninë e Madhe u bë një studim ku u testuan 1500 persona. Ata që punonin me turne kishin 47,9 përqind mundësi të prekeshin nga diabeti i tipit 2 krahasuar me ata që punonin vetëm paradite që kishin një mundësi prej 37 përqind për t’u prekur nga diabeti.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?