Studimi: Rrahjet e zemrës, një “test i vdekjes”
Sipas një studimi mësohet se rrahjet e zemrës mund të përdoren si një “test i vdekjes”, për të parashikuar shanset që të keni atak kardiak në dy dekadat e ardhshme. Ndërsa doktorët thonë se personat me një nivel të ulët të rrahjeve të zemrës janë më të shëndetshëm, dhe është hera e parë që flitet për një rrezik sasior. Njerëzit, zemra e të cilëve ka 80 rrahje në minutë, janë 45% më të favorizuar të vdesin nga ndonjë sëmundje në 20 vitet e ardhshme, krahasuar me ata që kanë një rrahje zemre më të ngadaltë, rreth 45 rrahjë në minutë, transmeton albeu. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë një nivel të rrahjes së zemrës mes 60- 100 rrahje në minutë, por zemra e atletëve profesionistë rreth rreth 40 herë në minuta.
Studiuesit thonë se rreziku për të vdekur nga ndonjë sëmundje apo ndonë arsye shëndetësore rritet me rreth 9 % për çdo 10 rrahje për minutë mbi normën.