Studimi, sëmundjet që parandalon kafeja

Shumica e njerëzve nuk e nisin ditën pa një filxhan kafe dhe mesa duket kanë të drejtë. Shkencëtarët në Universitetin e York­ut, kanë arritur në një përfundim pozitiv lidhur me konsuminin e kafesë. Ata pohojnë se kafeja ul rrezikun për dëmtime kardiake.

Zbulimi nënvizon se pacientët që pinë 1­2 filxhanë kafeje në ditë kanë 20 për qind më pak shanse të vdesin para kohe nga dëmtimet e zemrës në krahasim me ata që nuk pinë kafe. Me fjalë të tjera, kafeja ndihmon në shërimin e zemrës pas atakut, dhe ul shanset për përsëritjen e një ataku tjetër.

Gjithësesi, shkencëtarët kanë thënë se konsumi i moderuar i kafesë është i rëndësishëm. Pija më popullore konsiderohej dikur si e dëmshme, por sot shkencëtarët thonë se është e mirë pasi ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë, Alzheimer­it etj.

SHKARKO APP