Studimi, shkaqet pse kanceri i mitrës prek më tepër moshat mbi 60-vjeç

Ka një perceptim se kanceri i qafës së mitrës është sëmundje që prek kryesisht një grua të re, por gjysma e vdekjeve ndodhin te gratë mbi 65 vjeç, thotë një raport i British Medical Journal.

Ky raport argumenton se kufiri i moshës për shfaqjen e qafës së mitrës prek gratë mbi të 70-at dhe gratë e moshuara janë shënjestër në fushatat e shëndetit.

Një mesatare prej 449 vdekjeve nga kanceri mbi 65 vjeç dhe shtatë të moshës nën 25 vjeç, janë shënuar  mes viteve 2010 dhe 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti thotë se numri i grave të vjetra që preken ka të ngjarë të rritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga mosha 60-64 vjeç, 72% e rasteve në Angli në vitin 2013 ishin shfaqur në pesë vitet e mëparshme.

Kjo krahasohet me 82% prej 50 deri 54 vjeçarëve dhe 76% e 55-59-vjeçarëve.

Ndërsa kanceri i qafës së mitrës është kanceri më i zakonshëm tek gratë nën 35 vjeç, ajo vazhdon të ndikojë gjithnjë te gratë e të gjitha moshave.

Raporti i udhëhequr nga Dr Sue Sherman, ligjërues në psikologji, në Universitetin Keele, thotë se shifrat tregojnë se gratë më të vjetra nuk kontrollohen për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës.

Nëse një grua, e moshës mbi 65 vjeç, ka ndonjë shqetësim në lidhje me shëndetin e saj të qafës së mitrës, ne sugjerojmë se ajo t’i drejtohet menjëherë spitalit.   

Ka pasur edhe një fushatë në Angli, pas vdekjes së një numri të vajzave nga kanceri i qafës së mitrës.

Megjithatë, 20% e diagnozave të reja janë te gratë mbi 65 vjeç.

“Ne kemi nevojë për të ndryshuar perceptimin e kancerit të qafës së mitrës sikurse mendohet për atë të gjirit dhe kancerin e zorrëve. Mund të ndikojë te gratë edhe në moshën e vjetër.”

Raporti gjeti se gratë që ishin testuar rregullisht mes të moshës 50 dhe 64 vjeç kishin “një rrezik relativisht të ulët” për të marrë sëmundje në 20 vitet e ardhshme.

Por gratë që nuk kishin bërë teste gjatë kësaj kohe rrisnin rrezikun e tyre në mënyrë të konsiderueshme.

Dr Sherman tha: “vizitat e rregullta kanë potencial për të kapur sëmundjen në fillim dhe për të zvogëluar numrin e viktimave të kancerit të qafës së mitrës në mënyrë dramatike."

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?