Studimi shkencor: Pasojat nga konsumi i tepërt i alkolit!
Sipas studimeve të fudnit, konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë kancer të lëkurës.
Shkencëtarët besojnë se konsumimi i alkoolit sjell një reagim zinxhir në trup që e bën lëkurën më të pambrojtur ndaj kancerit.
Etanoli, që konvertohet në acetaldehyde menjëherë pasi kemi konsumuar pije alkoolike, mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme gjatë ekspozimit në rrezet e dëmshme të diellit.
Autorët e këtij publikimi në “British Journal of Dermatology”, të cilët sollën 16 studime të ndryshme që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, pohuan se konsumimi i një pijeje alkoolike apo më shumë në ditë rrit rrezikun e kancerit të lëkurës, njofton tvklan.al. Rreziku në mënyrë proporcionale për ata që konsumojnë 50 miligramë të etanolit në ditë që është ekuivalente e disa birrave, kanë 55% më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin e lëkurës të quajtur Melanoma.
Dr. Eva Negri, nga Universiteti i Milanos pohon se në prani të rrezatimit UV, pirja e alkoolit mund të ndryshojë imunitetin e trupit.
Kjo mund të çojë në dëmtime shumë më të madha dhe më pas të shkaktojë kancer të lëkurës. Ky studim synon të përcaktojë sasinë dhe masën në të cilën rreziku nga melanoma rritet gjatë konsumimit të alkoolit.