Studimi: Ushqimet e shpejta dëmtojnë trurin
Ushqimet e shpejta gjithmonë janë cilësuar si jo të shëndetshme për organizmin, prandaj është e rëndëishme që ti shmangim sa më shumë ato. Konsumimi i tepërt i hamburgerëve, patateve të fërguara, krofneve, çipsit, picës dhe ushqimeve tjera të shpejta, të pasura me acide të ngopura yndyrore, nuk është ideal për vijën tonë trupore, ato mund të ndikojnë dhe në shëndetin e trurit. Studiuesit amerikanë nga Universiteti i shkencave mjekësore në Portland kanë konstatuar që ushqimi i shpejtë ndikon edhe në shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit. Përmes një studimi të realizuar nga ana e tyre ku ishin të përfshirë qindra njerëz më të moshuar se 65 vjet dhe rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën "Neurology", janë analizuar faktorë të panjohur të rrezikut të dementias. Shkencëtarët kanë përcaktuar që truri i njerëzve të cilët në gjak kanë përqindje të lartë të acideve transyndyrore (formë e acideve të ngopura) çka ndikon në kujtesë të keqe, koncentrim të keq dhe nxit probleme të të folurit. Për dallim nga ata, personat ushqimi i të cilëve është i pasur me vitamina B, C, D dhe E kanë vëllim më të madh të trurit dhe aftësi kognitive dhe kujtesë më të mirë.
Me këtë hulumtim është konstatuar që edhe acidet yndyrore omega 3 po ashtu kanë ndikim pozitiv në tru, sepse përmirësojnë aftësinë tonë për të zgjidhur probleme, të planifikojmë dhe të kryejmë më shumë punë njëkohësisht.