Studimi: Vaktet që duhen ngrënë dhe ushqimet që duhen shmangur

Një studim i “Similar University of Alabama”, ka arritur në një përfundim të çuditshëm për ngrënien e ushqimit. “Nuk duhet të hani 3 vakte në ditë”. Sipas studiuesve keni më shumë mundësi për të qenë të shëndetshëm nëse hani në mënyrë të çrregullt, se sa kur hani në mëngjes, drekë dhe darkë.

Sipas ekspertëve që morën pjesë në studim, ngrënia e darkës dëmton shëndetin dhe organizimin, duke e “bombarduar” me shumë ushqime, të cilat stomaku e ka të pamundur për ti tretur. Sipas studimit çdo njeri duhet të hajë vetëm drekën të rregullt ndërsa në oraret e tjera mund të hani çfarë dëshironi në varësi të mundësive, por duke mos e tepruar me sasinë.

Këshilla nga studimi i fundit:

Kafja

Gjatë verës mundohuni të mos pini kafe turke gjatë gjithë ditës. Një studim në Shtete e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se kafja dëmton stomakun, sidomos kur e konsumoni gjatë drekës. Stomaku, sipas studimit, e ka të vështirë të tresë disa përbërës së kafes turke.

Gjaku

Gjatë verës duhet që të bëni analizat e gjakut çdo 20 ditë. Mjekët në Britaninë e Madhe këshillojnë që të bëni analizat për shkak se nga temperaturat shfaqen shumë sëmundje të ndryshme. Në mënyrë që këto sëmundje të parandalohen duhet të bëni analizat.

Çokollata

Për shkak se çokollatat mund të jenë shkrirë gjatë transportimit, këshillohet që ti konsumoni sa më pak. Shkrirja e çokollatës nuk ruan të njëjtën cilësi si më parë, prandaj mos i konsumoni.

SHKARKO APP