Studimi: Vitaminat e tepërta shkaktojnë kancer
Vitaminat e tepruara gjatë ditës janë një produkt që shkaktojnë probleme të ndryshme për shëndetin e organizmin tonë. Sipas një studimi të ri të realizuar mbi efektin e tabletëve të vitaminave rezulton se marrja e vitaminave shtesë në fakt mund të rrisë rrezikun duke filluar me sëmundjet e zemrës e deri tek kanceri.
Dr.Tim Byers nga Universiteti i Kolorados thotë: "Nuk jemi ende të sigurt pse kjo po ndodhë në nivel molekular. Por, provat tregojnë se njerëzit, të cilët kanë marrë suplemente dietike më tepër sesa duhej, iu janë shfaqur sëmundjet kancerogjene.
Ndërkohë para dy dekadash në një studim të kryer rezulton se njerëzit që kishin ngrënë më tepër fruta dhe perime ishin më pak të prirur për të zhvilluar kancer.
Kështu, Dr. Bryers filloi të studiojë nëse marrja e vitaminave shtesë mund të rriste rrezikun e zhvillimit të sëmundjes, gjë për të cilën tani ai është i sigurt.