Studiuesi anglez: Kanceri pasojë e kequshqyerjes, jo prej geneve
Për sëmundjen që shqetëson mbarë njerëzimin janë kryer studime nga më të shumtat por ajo mbetet ende një sëmundje vdekjeprurëse që merr miliona jetë njerëzish çdo vit kudo në botë.
Mjekët japin alarmin e fundit, duke deklaruar se 90% e rasteve të diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të kancerit, nuk vjen si pasojë e geneve por e kequshqyerjes.
Mjeku dhe studiuesi i njohur, Dr.Smith thotë për Daily Mail se, “nëse njerëzit nuk do të pinin duhan, do të ruanin të njëjtën peshë konstante, nëse nuk do të pinin alkool dhe do të ushqeheshin shëndetshëm, nuk do të vuanin nga sëmundja që po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish.”
Nëse njerëzit, sipas tij, do të ushqehen shëndetshëm sëmundjet vdekjeprurëse kanë më shumë gjasa që të mos i prekin ata.