Studiuesit zbulojnë ilaçin e parë për trajtimin e astmës
Studiuesit thonë se kanë gjetur trajtimin e parë të ri për sulmet e astmës në 50 vjet. Sipas mediave të huaja, injeksioni zbut një pjesë të sistemit imunitar që mund të kalojë në mbingarkesë si në shpërthimet e astmës ashtu edhe të një gjendjeje të mushkërive të quajtur sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD).
Benralizumab përdoret tashmë në rastet më të rënda, por hulumtimi i fundit sugjeron se mund të përdoret në mënyrë rutinore për rreth dy milionë sulme të astmës në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit. Ekipi hulumtues në King’s College në Londër tha se ilaçi ishte një “ndryshues i lojës” që mund të “revolucionarizonte” kujdesin. Gjetjet rrjedhin nga konkluzioni se jo të gjitha sulmet e astmës ose COPD janë të njëjta. Në vend të kësaj, pjesë të ndryshme të sistemit imunitar po reagojnë më tepër në pacientë të ndryshëm.
“Tani ne mund të shohim se ka modele të ndryshme të inflamacionit, ne mund të jemi më të zgjuar dhe të marrim trajtimin e duhur, për pacientin e duhur, në kohën e duhur,” tha Prof Mona Bafadhel, nga King’s. Benralizumab synon një lloj të qelizave të bardha të gjakut, të quajtur eozinofil, që mund të shkaktojë inflamacion dhe dëmtim në mushkëri.