Të fshehtat e njerëzve që nuk sëmuren
Me siguri njihni një person që arrin të jetë gjithmonë i shëndetshëm, edhe kur njerëzit përreth tij janë me kollë apo ndihen të stresuar. Nëse keni menduar ndonjëherë çfarë bëjnë këta njerëz për të qenë në formë gjatë gjithë kohës, është koha të mësoni disa nga sekretet e tyre.
***
Flini mjaftueshëm
– Ekspertët e gjumit bien dakord se fjetja mjaftueshëm është çelësi për një sistem imunitar të fortë.
Konsumoni ushqime të pasura me vitaminën C
– Edhe pse të dhënat shkencore që vërtetojnë se vitamina C përmirëson imunitetin janë të pakta, Sam Jernigan betohet për të: “Sa herë që ndjejë se diçka nuk po shkon mirë, marrë 2000 njësi të vitaminës C deri në katër herë në ditë”.“Në 15 vjet, nuk jam prekur asnjëherë nga gripi”, ka treguar ai.
Shmangni stresin
– Është vërtetuar shkencërisht se stresi dobëson sistemin imunitar. Prandaj duhet ta shmangni stresin në një mënyrë të shëndetshme.
Jini të pastër
– I laj duart gjatë gjithë kohës dhe i hap dyert dhe prek butonat e ashensorit me një pecetë të pastër sa herë kam mundësi”, ka treguar Dan Collins, i cili punon si zëdhënës i medias tek një spital në Baltimore. Collins tregon gjithashtu se e mban frymën për 15 sekonda nëse dikush është duke u teshtitur dhe merr zink në momentin e parë që vëren se po e zë gripi.
Bëni stërvitje
– Stërvitja rregullisht forcon sistemin imunitar dhe ju rrezikun më pak nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.