Të hash vetëm mund të ndikojë në rrezikun e demencës

Një zakon i vjetër mund të ketë përfitime të mëdha për shëndetin: të hani në shoqëri. Sipas BBC, ndarja e vakteve me familjen, miqtë apo njerëz të tjerë mund të lidhet me më pak stres, rrezik më të ulët për depresion dhe shëndet më të mirë të trurit.

Një studim japonez i vitit 2025 zbuloi se njerëzit që hanin rregullisht vetëm kishin vëllim më të vogël të trurit në disa zona të lidhura me funksionet njohëse, përfshirë hipokampusin.

Studiuesit theksojnë se edhe dieta luan rol, pasi personat që hanë vetëm priren të konsumojnë ushqime më pak të shëndetshme. Megjithatë, izolimi social mund të jetë një tjetër faktor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bisedat dhe ndërveprimi gjatë vakteve mund të ulin stresin dhe të stimulojnë trurin. Pra, herën tjetër që uleni për të ngrënë, ftoni dikë në tryezë. Mund të jetë më e dobishme nga sa mendoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?