Të humbësh peshë pa shkuar në palestër? Ja disa ushqime që do ju ndihmojnë

Të pasurit një peshë e shëndetshme ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit të zorrëve dhe gjirit, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2, sipas “The Sun”.

Tim Spector, autor i “Spoon Fed” dhe organizatori dhe bashkëthemeluesi i ZOE ka renditur disa këshilla të personalizuara për mënyrën e të ushqyerit.

PËRFSHINI PERIME DHE FRUTA, JO KALORI: Përfshini perime në të gjitha vaktet dhe ushqimet tuaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos harroni se perimet përfshijnë edhe ato të ngrirat, arrat, fasulet, thjerrëzat dhe elbin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Frutat e stinës janë gjithmonë më të përballueshme se manaferrat ekzotike, kështu që shtoni disa mollë, dardha, kumbulla, dhe manaferra në vaktin tuaj.

NISENI ÇDO VAKT ME FIBRA: Këto mund të jenë disa perime të ziera shpejt me pak ujë, kastravecat dhe karrotat, pak sallatë të përzier ose një grusht arra.

Kjo do t’ju ndihmojë të ngadalësoni thithjen e sheqerit nga ushqimi në gjakun tuaj.

REDUKTONI USHQIMIN E PËRPUNUAR: Reduktoni sasinë e ushqimit artificial, ultra të përpunuar.

Pijet e gazuara, biskotat, drithërat e mëngjesit për fëmijë, ushqimet e gatshme të ngrira dhe kosi me aromë me pak yndyrë, të gjitha kontribuojnë në shëndetin më të keq të zorrëve, në shtimin e peshës dhe rritjen e urisë.

ZGJIDHNI FERMENTET: Hani ushqime të fermentuara çdo ditë, si djathin, kosin e thjeshtë me yndyrë të plotë, qumështin e fermentuar dhe çajin e fermentuar.

HIQNI DORË NGA MEZETË E LEHTA: Shmangni ngrënien e mezeve të lehta dhe të ngrënit natën vonë. Qëndroni 12-14 orë pa ushqim, duke konsumuar vetëm çaj të zi ose kafe të zezë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?