Të jesh obezë lufton më shpejt kancerin

Pacientët obezë që vuajnë nga knceri kanë më shumë gjasa për të mbijetuar pas trajtimit në fazat e avancuara të sëmundjes, ka treguar studimi i kryer së fundmi. Sipas së përditshmes britanike Daily Mail, mjekët i kanë quajtur zbulimet e tyre një surprizë në këtë fushë. Studimi i tyre tregoi se pacientët me një indeks të ulët të masës trupore, jetonin më pak se ato me indeks më të lartë trupor, për të mos thënë që një pjesë e vogël e tyre i mbijetonin trajtimeve që luftojnë kancerin. Këto rezultate kanë tronditur hulumtuesit, pasi ato kishin parashikuar që pacientët më në peshë nuk do të reagonin për trajtimet në fazat e avancuara të sëmundjes. Hulumtimet e kaluara kanë treguar se shumë pacientë obezë ia kanë dal të kurojnë më shpejt sëmundjet e kancerit, por janë pikërisht problemet e tjera shëndetësore që ato kanë të cilat komplikojnë shërimin e tyre. Autori kryesor i këtij studimi, Jusuf Zafari në Duke University në Karolinë e Veriut ka thënë: Në kundërshtim me hipotezën tonë, pacientët të cilët kishin indeks më të ulët të masës trupore (BMI), ishin në rrezik për të mbijetuar, edhe nëse mbijetonin kjo ishte për një periudhë afatshkurtër. Sipas mjekut udhëheqës të studimit, pacientët me peshë më të ulët trupore dhe njerëz të cilët kishin kancer të zorrës së trashë dhe një BMI prej më pak se 25, ishin në rrezik më të lartë.Sipas udhëzimeve, BMI i një të rrituri të shëndetshëm shkon 18,5-24, ndërsa një BMI më poshtë 18,5 konsiderohet nën peshë.
Përktheu: S.L 

SHKARKO APP