Të menduarit ndikon në zhvillimin e tumorit në tru
Të menduarit ushqen rritjen e tumorëve vdekjeprurës në tru. Të dhënat suprizuese vijnë nga një studim i ri i realizuar nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Standford.
Studimi i publikuar në revistën Cell, zbuloi se tumorët përdorin veprimtarinë nervore në korteksin cerebral, mendimin, për tu zhvilluar.
Shkencëtarët studiuan glioma të gradës së rëndë, lloj tumori vdekjeprurës që zhvillohet në tru ose në shtyllë kurrizore dhe që përbën rreth 80 përqind të tumorëve malinj në tru. Aktualisht trajtimet për gliomat e gradës së fundit janë tepër të limituara.
Studimi në fjalë u realizua tek minjtë. Ky është i pari që tregon se aktiviteti i trurit mund të stimulojë zhvillimin e tumorëve në tru. Surpriza e këtij studimi lidhet me faktin se organet e tjera të njeriut nuk stimulojnë zhvillimin e tij.
Por si funksionon? Shkencëtarët identifikuan një proteinë në tru, neuroligin – 3, që në një tru të shëndetshëm përfshihet në procesin e rritjes së sinapseve të reja.
Duke përdorur optogenetics (metodë e përdorimit të dritës për të kontrolluar neuronet), studuesit vunë re se kur tumori është i pranishëm në tru, kjo proteinë nxit rritjen e tij.
Pyetja e natyrshme që ngrihet në këtë rast, është: Duhet që njerëzit të ulin aktivitetin mendor?
Neurologu Michelle Monje. i cili drejtoi këtë studim, duke folur për Huffingtonpost shprehet se jo.
Sipas tij të dhënat e gjetura në këtë studim mund të çojnë në zhvillimin e mënyrave të reja për trajtimin e tumorëve në tru, mundësisht atë të ndërprerjes së rrugëve që lidhin aktivitetin e trurit me zhvillimin e kancerit.