Te vrapojme per Autizmin

Dita e Vullnetarizmit Alpha Bank – Te vrapojme per Autizmin

Ashtu si cdo vit, Alpha Bank zgjedh te jape kontributin e vet ne shoqeri nepermjet Dites se dedikuar Vullnetarizmit. Kete vit, Alpha Bank organizoi prane parkut te liqenit artificial te Tiranes nje maratoneper mbeshtetjen e femijeveme simptomat e spektrit te autizmit.Pasditja e se dieles mblodhi punonjes te Alpha Bank dhe jo vetem, ne nje maratone sensibilizuese qe synon rritjen e ndergjegjesimit te prinderve dhe popullsise ne lidhje me kete crregullim, si edhe perpjekjet per te integruar ne shoqeri personat e prekur nga autizmi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Pergjithshem i Alpha Bank,z. Periklis Drougkas, tha se ky aktivitet synon te rrise ndergjegjesimin publik ne lidhje personat e spektrit te autizmit. Ai shtoi se “Shoqeria duhet te jete e ndergjegjshme per kete ceshtje te mprehte sociale dhe mbi te gjitha duhet te perqafoje nisma te tilla dhe te kuptoje boten e ketyre femijeve. Keta femije kane nevoje te kuptohen, te integrohen, te behen me te pavarur dhe te krijojne jeten e tyre brenda shoqerise sone”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Alpha Bank ka treguar nje perkushtim te vazhdueshem per te kontribuar në shoqëri nëpërmjet veprimtarive të Përgjegjësisë Sociale që mbështesin dhe përmirësojnë cilësinë e jetesës, arsimin, si dhe zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.Dita e Vullnetarizmit te Alpha Bank eshte kthyer tashme ne nje tradite te kesaj banke dhe si cdo vit, punonjësit e Alpha Bank organizojnë aktivitete që synojnë mirëqenien e shoqërisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?