Teknologjia dëmton trurin e fëmijëve
Çdo ditë e më shumë një pjesë e konsiderueshme e studimeve botërore, po i kushtohen teknologjisë, veçanërisht dëmeve që ajo shkakton jo vetëm tek të rriturit, por më së shumti tek fëmijët. Studimi i kryer së fundmi nga Shoqëria Kanadeze e Pediatrisë dhe Akademisë Amerikane të Pediatrisë, ka arritur në konkluzionin se fëmijët nuk duhet të kenë kontakte me pajisjet e teknologjisë. Të studiuara në target grupe të ndryshme, studimi tregon ndikimin që teknologjia ka për çdo grupmoshë. Fëmijët nën 2 vjeç kurrë nuk duhet të përdorin sende të tilla, fëmijët e moshës 3-5 vjeç duhet ti përdorin ato për 1 orë në ditë, ndërsa ata 6-18 vjeç duhet të përdorin pajisje teknologjike 2 orë në ditë.
Ja cilat janë disa nga problemet që ju shfaqen fëmijëve gjatë përdorimit të teknologjisë janë:
Dëmtim i trurit
Valët e dëmshme të internetit dhe pajisjet si: telefonat celularë, televizori, tabletë, mund të shkaktojnë probleme serioze në tru. Pajisjet teknologjike ndikojnë drejtpërdrejt tek zhvillimi i fëmijës, në shkrim-leximin dhe arritjet akademike. Fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të lejohen të përdorin pajisje teknologjike shumë shpesh.
Mbipesha
Duke përdorur teknologjinë reduktohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mund të fitojnë peshë më lehtë. Kjo është një nga arsyet pse një në katër fëmijë në Kanada dhe SHBA është obez. Rreth 30% e fëmijëve që përdorin shumë pajisjet teknologjike kanë diabet, sipas studimeve ata janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të sulmit në zemër.
Gjumë i pamjaftueshëm
Statistikat tregojnë se 75% e fëmijëve përdorin pajisjet teknologjike në dhomat e tyre, duke ndenjur pa gjumë . Tek fëmijët e moshës 9-10 gjumi jo i mjaftueshëm, ka ndikim të madh në ecurinë e tyre në mësime.
Çrregullimet mendore
Përdorimi i tepruar i pajisjeve mund të shkaktojë sjellje problematike, psikozë, çrregullim bipolar, deficiti vëmendje, ankthin dhe depresionin e fëmijëve.
Paqëndrueshmëria
Adoleshentët të cilët kanë përdorur teknologji në fëmijërinë e tyre ka të ngjarë të jenë i paqëndrueshëm, sepse ata nuk mund të zhvillohen plotësisht dhe të përshtaten në shoqëri. E ardhmja është në duart e fëmijëve tuaj, prandaj sigurohuni që ata të rriten si duhet.