FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Temperaturat e larta, masat që duhet të merrni

Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e pacientëve në spitale. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar ndërsa thonë se shqetësimi kryesor këto ditë të nxehta janë goditjet nga dielli. Pa një çadër apo një shishe ujë vështirë se mund të lëvizësh nëpër qytet. Temperaturat kanë arritur pikun ndërkohë që jo të gjithë i kanë gjetur të përgatitur. Mjekët tregojnë për një fluks të shtuar të pacientëve. Shqetësimi më i shpeshtë i tyre janë goditjet nga dielli. Apeli i mjekëve vjen për kujdes të shtuar sidomos për të sëmurët me hipertension, probleme kardiovaskulare diabet apo probleme të shëndetit mendor. Shmangia e aktivitetit fizik në orët e nxehta të ditës, konsumi i sa më shumë lëngjeve, vakteve të lehta, por dhe mos ekspozimi në diell do të evitonte problemet shëndetësore në këto ditë me temperatura të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?