Tension i lartë i gjakut nga vapa? Ja si ta luftoni

Tensioni i gjakut është forca që ushtron gjaku në muret e enëve të gjakut. Studiuesit kanë zbuluar se nëse një person ka të afërm me tension të lartë gjaku, mundësia që ai të vuajë nga kjo sëmundje është më e madhe. Dhe sidomos nga vapa e këtyre ditëve, ai ngrihet edhe më tepër.

Rekomandohet të tregoni kujdes të veçantë me ushqimin. Kripa mund t’ua rrisë tensionin e gjakut disa njerëzve, në veçanti atyre me diabet, atyre me tension tepër të lartë, si dhe të moshuarve.

Yndyra e tepërt në gjak mund të krijojë depozita me kolesterol në muret e brendshme të enëve të gjakut , duke e zvogëluar kështu diametrin e tyre të brendshëm dhe duke rritur tensionin e gjakut. Njerëzit që janë më shumë se 30 për qind mbi peshën e tyre ideale, rrezikohen të kenë gjithashtu tension të lartë gjaku.

Studimet tregojnë se duke rritur konsumin e kaliumit dhe të kalciumit tensioni i gjakut mund të ulet. Po ashtu, pirja e duhanit shton gjithashtu rrezikun e arteriosklerozës, diabetit, infarktit në zemër dhe apopleksisë.

Specialistët rekomandojnë rënien në peshë, pakësim të konsumimit të kripës, pakësim të konsumimit të alkoolit, aktivitet te rregullt fizik, dietë vegjetariane me fibra, terapi kundër stresit, kontroll mbi nivelin e kolesterolit etj.

SHKARKO APP