Teprimi me ushqimet, ja çfarë duhet të bëni pas festave. Një detox me disa udhëzime
Pas festave duhet edhe një detox për trupin, pas teprimit me ushqimet e konsumuara këto ditë. Disa prej pikave i gjeni më poshtë:
-Jo dietave drastike
Nëse ju gjatë festave e keni ekzagjeruar me ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara, tani është koha për të ndryshuar regjimin . Ju nuk keni nevojë të bëni dieta drastike : ato ju bëjnë të humbni vetëm ujë dhe nuk ju sjellin një rezultat real , duke ju larguar nga qëllimet e tua për tu kthyer ne formë gjatë vitit që po fillon.
-Ushqyerja e thjeshtë dhe e lehtë
Dita pas një dreke apo darke të bollshme shmangni mbetjet e ushqimeve dhe ndiqni një dietë të ekuilibruar, të pasur me shumë perime, fruta, dhe proteina. Para vakteve kryesore përgasni një supë me perime për të ndërprerë urinë. Ndërmjet perimeve rekomandohen: sidomos spinaqi, selino, brokoli, radhiqet, cikorja, sallata, panxhari, karçofët, kopra dhe karrotat. Sa për frutat: portokalli, mandarina, molla, por edhe dardha dhe kiëi, të cilat me saj të vitaminave të shumta shtojnë mbrojtjen imunitare .
Thuajeni po, mishit të bardhë, si pula, lepuri, gjeldeti, dhe peshku , të gatuar në zgarë, në furrë ose të pjekura. Shmangni skuqjen, përdorni 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër në ditë për të marrë yndyrat e mira. Në dietën pas pushimeve nuk duhet të mungojnë fasulet, qiqrat, bizelet dhe thjerrëzat : të spërkatur me lëng limoni të freskët, ato janë gjithashtu burime të hekurit vegjetal të asimilueshëm.
-Hidratimi i rregullt
Hidratimi i duhur është një hap paraprak, që nuk duhet të shmanget, për të marrë rezultatet e dëshiruara. Në fakt, një trup i pastruar tashmë do t’i përgjigjet më mirë një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Është e domosdoshme që të pini të paktën 2 litra ujë në ditë , duke ndihmuar në pastrimin e mëlçisë dhe zorrët për të punuar më mirë. Gjithashtu përpiquni të konsumoni dy gota ujë të ngrohtë në një stomak bosh për të ndihmuar eliminimin e mbeturinave.
-Më shumë aktivitet fizik
Dilni dhe ecni me hapa të shpejtë për të paktën gjysmë ore. Merrni shkallët në vend të marrjes së ashensorit. Nëse me të vërtetë nuk mund të bëni pa makinë, përpiquni ta parkoni atë sa më larg që të jetë e mundur . Adhuroni të bërit pazar? Një pasdite nëpër dyqane, duke u përpjekur të zgjidhni rroba, ju lejon të digjni shumë ‘kalori’. Të gjitha këto veprime ndihmojnë për të përshpejtuar metabolizmin tuaj, të cilin e keni ulur gjatë pushimeve. Gjëja e rëndësishme është të lëvizësh.
KOHA JONË SONDAZH

