Terapi e re për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit

Alzheimeri është një sëmundje e frikshme jo vetëm për të prekurit që vuajnë nga humbja progresive e kujtesës, por edhe për të afërmit e tyre. Por Universiteti i Kalofornisë në Los Angeles thotë se një mënyrë e re për trajtimin e Alzheimerit premton rikthimin e një pjese të kujtesës së humbur.

Elizabeth Lee njofton nga Los Angelesi mbi një program të ri që kombinon mjekësinë perëndimore me filozofinë lindore.

“Nuk mbaja mend biseda që kisha patur me fëmijët dhe me bashkëshortin tim. Fillova t’ireferohesha kalendarit gjithë kohës.”

Kjo avokate 55 vjeçare që nuk dëshiron të tregojë identitetin, vuan nga humbja progresive e kujtesës që lidhet me fazat e para të Alzheimerit dhe është ende në punë. Ajo është një nga 10 pacientët që morën një terapi të re për të trajtuar humbjen e kujtesës.

"Tani kam shumë më tepër besim në punë dhe nuk kam frikë se do të harroj diçka. Nuk më duhet të mbështetem në shënime.”

Dale Bredesen me Qendrën Easton për Kërkimet e Sëmundjeve në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles thotë se nëntë nga 10 pacientët që vuanin nga Alzheimeri panë përmirësim të kujtesës së tyre.

Bredesen thotë se terapia e re trajton pacientët ndryshe nga trajtimet tradicionale të Alzheimerit.

Ai shtoi se shumë faktorë, përfshi stilin e jetesës, mund të krijojnë disbalancë në aktivitetin e trurit, duke çuar në humbje të kujtesës.

“Ne identifikuam 36 pjesë të ndryshme të këtij rrjeti që kontribuon në këtë disbalancë. Kështu kur je gjithmonë në anën e gatuar të kësaj balance, në fakt po i ndërpret lidhjet në vend që t’i krijosh ato. Për një kohë të gjatë kjo çon në sëmundjen e Alzheimerit.”

36 elementët e ndryshëm përfshijnë dietën e personit, stërvitjen dhe zakonin e gjumit. Përmes imazheve të trurit, testimit të gjakut dhe pyetjeve për stilin e jetesës, Bredesen krijoi një terapi individuale për secilin pacient.

Trajtimet përfshijnë ndryshime në stilin e jetesës dhe medikamente. Ai e përshkruan këtë terapi të ri si një kombinim të kuptimit perendimor të trupit të njeriut me një përqasje lindore të jetës së pacientit në tërësi.

“Ajo që ne jemi duke përdorur është një kombinim që sjellin këto dy qasje së bashku për të krijuar një lloj të ri trajtimi i cili po sjell një qasje të re që përfshin gjenetikën molekulare."

Bredesen thotë se nëntë pacientë panë përmirësim, zakonisht brenda tre deri në gjashtë muaj. Ai thotë se tek pacienti i 10-të sëmundja ishte tepër e avancuar për të parë rezultat.

Qendra e universitetit tani po punon me 30 pacientë dhe po përpiqet të zgjerojë kërkimet e saj. /Zeriamerikes/

SHKARKO APP