Testi i HIV mund të bëhet vetë
Për herë të parë në Britaninë e Madhe doli në shitje testi për virusin HIV, i cili mund të bëhet nga çdo person dhe rezultati merret për vetëm 15 minuta.
Pajisja është prodhuar nga kompania britanike “BioSure” dhe mund të blihet online në vlerën e rreth 30 paundëve.
Ajo përmban një epruvetë për gjakun si dhe të gjitha instruksionet e nevojshme për kryerjen e testit.
Përmes një pike të vetme gjaku zbulohen anti – trupat, që gjenden në organizëm vetëm tre muaj pas marrjes së virusit.
I ngjashëm me testin e shtatzanisë, aparati analizon një pikë gjaku të marrë nga gishti, përmes një ageje.
Nëse do të shfaqen dy viza lejla, atëherë personi që e kryen atë është pozitive dhe duhet t’i nënshtrohet analizave në një klinikë të specializuar.
Por edhe në rastin se testimi del negativ, ekspertët nuk garantojnë siguri të plotë, veçanërisht nëse personat janë prekur prej tij tre muajt e fundit.
Diagnostikimi i hershëm i sëmundjes SIDA -s u mundëson pacientëve të kurohen menjeherë duke parandaluar, kësisoj, komplikacionet e mëtejshme. Gjithashtu ata që janë kuruar me sukses, kanë pak gjasa ta transmetojnë.
Shifrat e publikuara në Britaninë e Madhe tregojnë se 26 mije persona janë mbartës të virusit HIV dhe bëhen transmetues të sëmundjes, pa e ditur se janë të prekur prej saj.