Thirrja e ish-ministres Gjosha: Parandalimi shpëton jetë
Tetori është muaj rozë i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën. Në këtë muaj, rritet vëmendja dhe mbështetja për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.
Të njëjtin mesazh ka përçuar edhe ish-ministrja e Integrimit, deputetja aktuale e LSI-së, Klajda Gjosha. Në një postim në faqen e saj në Instagram, Gjosha bën me dije se i është bashkuar fushatës sensibilizuese. Thirrja e saj shkon për gratë, që të diagnostikohen në kohë. ”Parandalimi shpëton jetë”,-thekson deputetja e LSI-së.
Mesazhi
”Iu bashkova fushates sensibilizuese të Spitalit Amerikan për kancerin e gjirit, për të dytin vit rradhazi! Do doja t’i bëja thirrje me këtë rast të gjitha grave të diagnostikohen në kohë! Parandalimi shpëton jetë!
https://www.instagram.com/p/BZ07uepFBm3/?taken-by=klajda.gjosha