Thonjtë po ju çahen apo thyhen? Ja nga se vuani
Ndër mineralet më thelbësore apo më të rëndësishme në trupin e njeriut është magnezi sepse furnizon shumë antioksidantë dhe veti të tjera të rëndësishme.
Veç kësaj, ky mineral është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e eshtrave, metabolizmin e karbohidrateve, amino acideve dhe kolesterolin, si dhe ndihmon në shërimin e plagëve, transmeton Telegrafi.
Është çelësi për absorbimin e vitaminës C dhe B – të cilat janë të domosdoshme për promovimin e shëndetit të trurit dhe mbrojtjen kundër kancerit.
– Ndjeheni të lodhur
– Keni probleme me dëgjim
– Keni marramendje
Në anën tjetër, nëse mungesa e këtij minerali është më e madhe, ajo mund të shkaktojë edhe probleme serioze si paraliza, verbëria etj.
Pra, zgjidhja më e mirë për t’i shmangur të gjitha këto probleme shëndetësore është ta bëni magnezin pjesë të dietës tuaj të përditshme.
Ndër ushqimet që përmbajnë magnez janë: spinaqi, çaji i zi, ushqimi i detit, arrat etj.