Thuajini jo këtyre ushqimeve
Migrena është një sëmundje neurologjike tepër problematike që shoqërohet me dhimbje koke të karakterit pulsues. Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës.
Edhe pse prejardhja e saj është ende e paqartë, studiuesit besojnë se disa produkte të caktuara ndikojnë në shfaqjen e saj. Ju njohemi me disa prej tyre.
- Alkoli : Sipas një studimi të bërë në Brazil, 30% e personave që vuanin nga migrena pohuan që konsumi i alkolit shkakton dhimbje të tmerrshme koke. Vera, krysisht ajo e kuqe, stimulon shfaqjen e migrenës. Vera ka në përmbajtjen e saj disa përbërës si tanina dhe flavonoidetqë arrijnë të provokojnë dhimbje të migrenës.
- Kafeina : Studiuesit shprehen shumë skeptikë përsa i përket konsumit të kafeinës. Pasi ajo ka edhe veti lehtësuese tek pacientët, por dhe stimulon dhimbjet e kokës. Ndoshta duhet të reduktoni sasinë e kafeve, por dhe pijeve me gaz në dietën tuaj.
- Djathërat e stazhionuar si Gorgonzola, Camembert dhe Cheddar shkaktojnë migrenë. Prandaj mundohuni të reduktoni ose eliminoni konsumin e tyre.
- Sallamërat dhe mishi i përpunuar që përdoret për hot dog ose sandvich kanë në përmbajtjen e tyre mikro-organizma që nxisin dhimbjet e kokës që shkojnë deri në migrenë.
- MSG (Monosodium glutamate) është një formë e përqendruar kripërash që u hidhet kryesisht ushqimeve të paketuara për të theksuar shijen. MSG e fut në kurth trurin me anë të eksitotoksinës që gjendet në të, që të mendojë se ushqimi shijon mirë dhe shkakton migrenë.
- Bimët bishtajore si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat. Sipas studimeve të ndryshme, edhe pse këto produkte kanë veti anti-inflamatore, konsumi i tyre rrit riskun e shfaqjes së migrenës.