Tiroidet anormale, shkak i shëndoshjes dhe lodhjes

Mungesa e ekuilibrit në peshë, lodhja e përsëritur dhe problemet me gjumin mund të shkaktohen nga tiroidet. Krahas kësaj, tiroidet ndikojnë edhe në gjendjen tuaj emocionale si dhe energjinë e harxhuar gjatë gjithë ditës.

Janë të shumta sëmundjet e shkaktuara nga tiroidet. Shumë të sëmurë nuk janë të vetëdijshëm për mosfunksionimin e rregullt të gjëndrës tiroidale.

Shenjat e disa sëmundjeve të lidhura me tiroidet janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

– lodhje; – rënie e flokëve; – rrahje të shpeshta të zemrës; – shëndoshje; – kapsllëk; – çrregullimet menstruale; – probleme me gjumin; – shqetësime të stomak-ut dhe zorrëve; – dobësim i kujtesës; – moskontrollim i mjaftueshëm me anë të ilaçeve i sëmundjeve si tensioni, diabeti, kolesteroli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk duhet harruar se nën shumë sëmundje serioze mund të qëndrojnë çrregullimi i funksionit të gjëndrës tiroide. Nëse gjëndra e tiroides nuk prodhon hormone të mjaftueshme, atëherë vihet re një ngadalësim i lëvizjeve, depresion, lodhje, lëkurë e thatë, ngërçe muskulore dhe shëndoshje.

Ndërsa shenjat e hiper-tiroides janë dobësimi, nervozizmi, djersitja, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhjet, ankthi, flokë dhe muskuj të dobësuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?