Transplanti i kokës: I mundur në dy vitet e ardhshme?
Shkenca është duke evoluar në mënyrë të vazhdueshme dhe kësaj radhe mjekët janë duke u përgatitur që brenda dy viteve të ardhshme të arrijnë ta bëjnë transplantin e parë në botë të kokës.
Kirurgu italian Sergio Canavero dëshiron që ta marrë kokën e dikujt me një sëmundje të pashërueshme në trup dhe ta vendosë atë në një trup të shëndetshëm, për të sigurar kështu jetëgjatësinë e individit tjetër.
Ai pretendon se operacioni i parë do të mund të bëhet brenda dy viteve të ardhshme. Shkëmbimi i tillë i trupave do të mund të përdoret për t’u dhënë jetë qindra njerëzve të paralizuar – duke përfshirë ata me dëmtime të shtyllës kurrizore.
Kritikët i kanë përshkruar këto plane si një “fantazi e pastër”, por Dr.Canavero pretendon se të gjitha teknikat e nevojshme ekzistojnë për këtë dhe vetëm se kanë nevojë që këto teknika të vendosen së bashku.
Këtu kujtojmë se kanë kaluar 40 vite që nga transplanti i parë i kokës së një majmuni.