‘Trarët që ngre Elisa’, televonela e re në ERTV

Deklaratat e djeshme të zëdhënëses së Edi Ramës, Elisa Spiropali, në adresë të Presidentit të Rrepublikës Ilir Meta, kanë frymëzuar skenaristët dhe regjisorët e ERTV të nxjerrin për publikun televonelën që pritet të thyejë rekordet e audiencës, “Trarët që ngre Elisa”.

Telenovela më e re në ekranet shqiptare tregon rrugëtimin e vështirë të Elisës. Ajo e nisi si një vajzë e thjeshtë, për tu bërë një zonjë e rëndë. Trau i doganës nuk ishte i pari që ngriti. Sigurisht as i fundit.

“Trarët që ngre Elisa” mund ta ndiqni ekskluzivisht vetëm në ERTV. Por bëni kujdes! Është +18.

SHKARKO APP