Tre ushqimet që forcojnë sistemin imunitar

Për të pasur një sistem imunitar, duhet të konsumojnë 3 ushqime, që duhet të jenë me sa më shumë lëndë ushqyese.

Një dietolog i njohur në Las Vegas, Andy Bellatti, këshillon se 3 ushqime që forcojnë më shumë imunitetin janë: luleshtrydhet, qiqrat dhe bajamet. Luleshtrydhet janë të mira për sistemin imunitar sepse janë një burim i mirë i vitaminës C.

Rekomandimi është që të konsumojmë luleshtrydhe organike, pasi duke qenë se nuk u hiqet lëkura, mund të jeni më të ekspozuar ndaj pesticideve nëse i blini luleshtrydhet joorganike.

 Bajamet janë gjithashtu të mira për sistemin imunitar pasi janë një burim i mirë i vitaminës E.

Ndërsa një filxhan me qiqra siguron 25% të dozës së zinkut që ju duhet çdo ditë, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.

SHKARKO APP