Tre ushqimet që ngadalësojnë metabolizmin tuaj

Ka ushqime dhe pije që mund të nxisin metabolizmin tonë dhe të na ndihmojnë të djegim më shumë kalori dhe yndyrë.

Nga ana tjetër ka ushqime që shkaktojnë pikërisht të kundërtën. Ato ngadalësojnë ose bllokojnë plotësisht metabolizmin duke na penguar të humbasim çdo kilogram që duam. Ato janë kaq të zakonshme, saqë mund të mos mendoni se janë një problem i tillë.

3 prej tyre janë:

Mielli i bardhë

Mund ta preferoni ndaj drithërave të plota, por buka e bardhë dhe makaronat janë të përpunuara, gjë që largon fibrat dhe antioksidantët. Kanë pak vlera ushqyese dhe ngadalësojnë metabolizmin.

Acidet yndyrore omega-6

Ndryshe nga acidet yndyrore të dobishme omega-3, omega-6 që gjendet në gjalpë, mish derri, pulë, kriker dhe ushqime të tjera ngadalëson metabolizmin. Arsyeja është se ato nxisin rezistencën ndaj insulinës, një proces në të cilin trupi konverton karbohidratet në yndyrë.

Pije freskuese / ushqime të përpunuara

Shurupi i niseshtës, shurupi i misrit me fruktozë të lartë që gjendet në shumicën e pijeve joalkoolike dhe ushqimeve shumë të përpunuara, është lidhur me sindromën metabolike, një gjendje inflamatore kronike e lidhur me diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, një studim tregoi se shurupi i niseshtës mund të çojë në obezitet për shkak të pasojave negative të tij për metabolizmin.

SHKARKO APP