Truri dëmtohet edhe nga ushqimet, ja cilat janë ato!

 

Disa ushqime duket se mund të ndikojnë shumë në kujtesën tuaj dhe aftësitë njohëse të trurit.

Janë zbuluar tri ushqimet të cilat veprojnë kundër trurit:

Kripa

Përderisa debati në lidhje me efektet e saj në presion të gjakut dhe në sëmundje kardiovaskulare vazhdon, një studim gjeti se nivelet e larta të konsumimit të kripës ndikojnë në ulje të aktivitetit fizik duke pasur ndikim negativ në aftësitë njohëse. Për këtë, studiuesit kanadez përcollën aktivitetin fizik dhe konsumimin e kripës të 1,262 pacientëve, të moshës 67 deri 84. Ata gjetën se kripa ka efekte negative në tru dhe sistem kardiovaskular.

Tuna

Është e shpejtë, e lehtë, dhe e mbushur me proteina për kohë të ushtrimeve. Por, peshku juaj i preferuar mund të jetë duke e dëmtuar mendjen tuaj. Sipas një studimi në revistën ‘Intergrative Medicine’, njerëzit të cilët hanë më shumë se tre herë në javë tunë janë në rrezik më të lartë nga mosfunksionet njohëse, transmeton lajmi.net.

Yndyrat “trans”

Një arsye më shumë për t’u larguar nga yndyra: Ajo mund ta dëmtojë memorien tuaj. Një studim i publikuar në revistën Plos One gjeti se konsumimi i yndyrave ‘trans’ ishte i lidhur me vështirësinë e kujtimit të fjalëve dhe vështirësinë për të folur. Kjo do të thotë se, yndyrat trans kanë efekt negativ në tru, duke e dëmtuar kujtesën dhe aftësinë shprehëse të ti

SHKARKO APP