Turizëm për operacionet plastike

Shqipëria është kthyer në destinacion edhe për operacionet apo ndërhyrjet plastike gjatë 5 viteve të fundit. Kirurgu plastik, Vladimir Filaj, thekson se gjithnjë e më shumë, shtetasit e huaj po zgjedhin Shqipërinë për të përmirësuar pamjen e tyre, kryesisht përmes heqjes së dhjamit dhe rimodelimit të hundës.

 

“Ka afërsisht 4-5 vite që në Shqipëri ka goxha të huaj që vijnë. Besoj që shfrytëzojnë përveç kirurgjisë plastike dhe estetike, shfrytëzojnë edhe turizmin, për të vizituar Shqipërinë. Heqja e dhjamit është një nga ndërhyrjet e kërkuara, rinoplastika ose bërja e hundës por edhe lifting apo bërja e gjoksit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mjekun, kjo zgjedhje e shtetasve të huaj por dhe e emigrantëve shqiptar vjen si pasojë e çmimit të favorshëm që Shqipëria ofron. ”Çmimi është shumë konkurrues në Shqipëri në raport me vendet e tjera të rajonit ku jemi ne. Sot në Shqipëri ka mjekë vërtetë të mirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Filaj tha se së fundmi, edhe meshkujt shqiptarë kryejnë ndërhyje kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e tyre, ndërsa tendenca është kryesisht në rinoplastikë dhe në rimodelimin e veshëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?