”U kthyen nga vdekja”, përjetimet: Bota, u bë e butë dhe e mjegullt
Njerëzit të cilët “janë kthyer nga vdekja”, kanë ndarë përvojat e tyre, ku zbulojnë emocionet. Ata i ndanë përjetimet tek një faqe interneti e quajtur “Reddit”, ku janë shprehur se se bota e tyre “u bë e butë dhe e mjegullt”.
Për disa njerëz, vdekja nuk është fundi. Falë përparimeve mjekësore, mjekët janë në gjendje të risjellin në jetë disa pacientë edhe kur zemra ndan së rrahuri dhe aktiviteti i trurit pushon gjithashtu. Disa nga të ”ringjallurit” jetojnë për të treguar atë që të gjithë e quajnë “përrallë”.
Njëri prej tyre ka pohuar se përjetoi “angiogram”, një procedurë që mjekët i injektuan një shiringë të veçantë në mënyrë që ti merrnin gjak dhe gjatë procedurës zemra u ndal.
Horsecaulking shkroi: “Alarmet filluan dhe të gjithë u ndienë në panik. Bota ime u bë e butë dhe e errët dhe çdo gjë u zbeh në të zezë. Gjë tjetër që më kujtohet ishte hapja e syve dhe dëgjimi i një doktori që thoshte “e morëm atë”. Ishte me të vërtetë një ndjenjë paqësore më shumë se çdo gjë”.
Një përdorues tjetër, TheWiebat, humbi jetën për një minutë pas mbidozës nga një kombinim i heroinës dhe Xanax. “Ishte sikur flija pa asnjë ëndërr. Mendimi është i tmerrshëm. Unë nuk jam aspak fetar, por koncepti ndoshta duke jetuar një ekzistencë kaq boshe më bën të dëshiroj të besoj në diçka”,- tha TheWiebat.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla